Loading...

Presidenti, një tjetër provë bindëse se ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë

Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla reagoi pas deklaratave të sotme të Kreut të Shtetit, ndërsa shtoi se “ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë”.

“Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore”, tha Balla./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com