Që prej orës 7:00 të ditës së sotme ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive dhe këshillave bashkiak.
Votimi ka vijuar normalisht. Ndërkohë është vënë re se radhë të gjata votuesish janë krijuar në qendrën e votimit ‘At Zef Pllumi’ në Bashkinë Tiranë.
Qytetarët kanë mbërritur prej orëve të para të mëngjesit, në 07:00 kur janë hapur qendrat, për të votuar për zgjedhjet lokale.
Në këtë qendër votimi vihet re pjesëmarrje e lartë e votuesve.
Edhe në qendrat e tjera të votimit në kryeqytet, ka vijuar normalisht procesi i votimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve.
Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve për të votuar është vënë re edhe në qendrën e votimit në Kashar ku qytetarët kanë mbërritur prej orëve të para të mëngjesit./atsh