Loading...

Ftesa e Metës për takim, Rama: Kemi zgjedhje, jam i zënë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot ftesës së Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar një takim për të biseduar lidhur me situatën politike, se “kemi zgjedhje, jam i zënë”.

Në një reagim, Kryeministri Rama, shprehet se për shkak të fushatës elektorale nuk ka mundësi të marrë pjesë në takim.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje,jam i zënë!”, shkruan Rama.

Presidenti Meta përmes një letre që Presidenca i ka dërguar Kryeministrisë, e fton Kryeministrin Rama nesër në një takim. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com