Deputeja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli gjatë një interviste televizive u shpreh se shpreson që shqiptarët do të shkojnë qetësisht në votime, të patrembur, të patutur për të ushtruar një ndër të drejtat e tyre bazike.
Ish-ministrja e Mbrojtjes theksoi se opozita ka bërë faj duke lënë të papërfaqësuar njerëzit e saj në zgjedhje.
“Në Tiranë, numri i kandidatit tonë, është numri dy që do të thotë se janë dy kandidatë, është edhe kandidati i Bindjes Demokratike. Kjo e të qenit opozitar, e të qenit demokrat nuk është pronë e askurrkujt. Është pronë e qytetarëve që kanë zgjedhur të rrinë në një kah të politikës. PS mban numrin 30 që do të thotë se ka 29 parti të regjistruara në radhë para saj dhe ka nja 10 a 12 mbrapa saj”, – tha Kodheli.
Përballë pyetjes se një pjesë e shqiptarëve nuk do të votojnë se ndihen të pabarabartë, të papërfaqësuar nga partitë e tjera.
Kodheli theksoi se “ky është gabimi i madh fatal që bënë disa anëtarë të parlamentit, përfaqësues të PD që ikën nga parlamenti, sepse sot kanë njerëzit mbështetësit e tyre që janë të papërfaqësuar dhe ky është një gabim shumë i madh. Kjo është ajo çka gabuan rëndë. Mospërfaqësimi është faj. Daton herët mënyra si janë zgjedhur kryetarët. Mua më kujtohet Sokol Olldashi. Kam bërë një bisedë telefonike gjatë kohës që garonte për t’u bërë kryetar partie. Ka pasur mungesë të theksuar transparence dhe ai proces. Pra askush nuk mund të thotë dhe të lajë duart dhe të thotë, shiko sa djalë i mirë jam dhe këta, se janë dy përgjime, sa djem të këqij janë”, – tha Kodheli. /atsh