Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” njoftoi sot se një prej themeluesve të tij, inxhinieri francez, Roger Berteille, vdiq këtë muaj në moshën 97-vjeçare.
Berteille ishte kryeinxhinier për zhvillimin e avionit të parë të “Airbus”, modeli A300B i prezantuar në vitin 1972.
Ai u bë menaxher i përgjithshëm i “Airbus Industrie” në 1975 dhe dy vite më vonë realizoi shitjet e para për një kompani europiane të aeronautikës në SHBA.
Berteille doli në pension si president i “Airbus Industrie” 1985. Ai vdiq më 14 qershor, njoftoi sot kompania në një deklaratë. /atsh