Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vlorë, Dritan Leli zhvilloi një takim me banorët e njësinë administrative Shushicë.
“40 milionë euro do të investohen në ujësjellësa për të zgjidhur në mënyrë definitive problematikën e ujit të pijshëm në njësinë administrative Shushicë dhe jo vetëm. Synojmë gjatë këtij mandati rivitalizimin e qendrave të fshatrave, por edhe rikonstruksionin e akseve lidhëse të fshatrave dhe rrugëve bujqësore”, – u shpreh Leli para banorëve të Shushicës.
Leli tha se, “gjatë mandatit të radhës i japim frymë ekonomisë rurale. Synojmë nxitjen e punësimit dhe rritjen e standardeve të jetesës për banorët e zonave rurale”. /atsh