Loading...

Sarkozy dhe Carla Bruni, të mahnitur nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ish-Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij, Carla Bruni mbetën të mahnitur nga Shqipëria.

Në takimin elektoral për prezantimin e kandidatit Kristaq Kiço për kryetar të bashkisë Finiq, Rama tha se “sot përcolla Presidentin Sarkozy me gruan e tij këngëtare që dje këndoi në Butrint për festën ndërkombëtare të muzikës dhe po ju them që janë larguar të mahnitur nga Shqipëria”.

Sipas kreut të qeverisë, ata mbetën të mahnitur, “nga dallimi i jashtëzakonshëm mes idesë që kishin për Shqipërinë kur erdhën dhe Shqipërisë që panë”.

Patjetër, shtoi Rama, “edhe nga bukuria përrallore e gjithë zonës së bregdetit këtu”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com