Loading...

Finiq, Gjiknuri: Kristaq Kiço, urë bashkëpunimi mes minoritetit dhe qeverisë

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, gjatë takimit elektoral në Finiq për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, Kristaq Kiço, u shpreh se “qeveria dhe kryeministri Edi Rama, ka qenë gjithmonë prezent në këtë zonë, me premtimet e mbajtura dhe projektet e realizuara, pasi kjo bashki ka parë më shumë investime gjatë kohës së qeverisjes së PS, se sa në vitet ku drejtonin demokratët dhe ky është një motiv i fortë për t’i bërë thirrje çdo minoritari në këtë bashki dhe çdo rezidenti për t’i dhënë votën Kristaq Kiços, për ta mbështetur atë si kandidat, për të vazhduar projektet tashmë të nisura për t’i çuar ato deri në fund”.

Duke folur për kandidatin tjetër të pavarur, i cili ka qenë i zgjedhur nga votat e socialistëve si dhe mbështetur nga PS, por ai pasi qëndroi për 4 vite në krye të kësaj bashkie, tha Gjiknuri ”nuk realizoi të gjitha detyra që premtoi, pavarësisht se ka patur mbështetjen më të madhe nga qeveria si dhe fondet që kanë dalë, kanë qenë investime të cilat i ka bërë Edi Rama. Ky kryebashkiak ka marrë më shumë investime se të gjitha bashkitë e tjerat këtu. Investimet e bëra në këtë zonë, nuk mund të pronësohen nga askush, pasi ato janë investime që qeveria socialiste i ka bërë për të treguar vullnetin më të mire për zhvillimin e bashkisë së Finiqit për këtë bashki minoritare”.

Gjiknuri foli edhe për minoritetin ku sipas tij është ura lidhëse dhe shumë e rëndësishme për qeverinë shqiptare.

”Zërat që qarkullojnë në PS është kundër minoritetit apo më keq akoma, nuk do marrëdhënie të mira me Greqinë duhet të hidhen në koshin e mbeturinave të historisë, pasi kjo qeveri ka treguar se di të ndërtojë marrëdhënie partnershipi shumë të forta me qeverinë Greke dhe jam i bindur se të dyja këto qeveri do të ndërtojnë urat e duhura komunikimit dhe do të zgjidhin problem të trashëguara me vite’”, deklaroi ai.

Gjiknuri theksoi se “Kristaqi është djali juaj është zgjedhja e duhur pasi një intelektual e meriton mbështetjen e qytetarëve të Finiqit, për të çuar përpara projektet e nisura, por dhe për të qenë ura e bashkëpunimit nëpërmjet minoritetit dhe qeverisë shqiptare”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com