Pushimet ideale për ju që jeni të shoqëruar nga fëmijë të vegjël, nuk mund të jetë vetëm në det, por edhe në mal.
Nëse vendosi të kaloni pushimet me familjen dhe fëmijët në mal, mund të përjetoni natyrën nga afër, ajrin e pastër, qetësinë dhe relaksin. Sigurisht që pushimet në mal kanë rreziqet e tyre kur jeni të shoqëruar me fëmijë.
Udhëtimi- Gjëja e parë që do ju duhet të përballeni nëse vendosni të kaloni pushimet në mal është udhëtimi. Për të mbërritur në destinacion mund t’ju duhet të kaloni edhe në kthesa të shumta, të cilat mund të shkaktojnë të përziera për fëmijët. Por, për të shmangur të përzierat fëmijët mund të përdorin një byzylyk në dorën e tyre.
Vendndodhja- Për të stabilizuar zakonin e vendit ku do të shkoni me pushime, është e nevojshme mendimi i pediatres. Le të themi që për një të sapolindur duhet patjetër të shmangësh pushimet në mal. Po ashtu, është e rëndësishme të mos zgjidhni një vend larg ambulancës ose farmacisë.
Eskursionet- Për të shmangur lodhjen e fëmijëve, së pari, konsultohuni me guidën në internet për vështirësitë e ekskursionit që keni zgjedhur. Janë gjithmonë të disponueshme detajet e një udhëtimi, për të shmangur lodhjen apo incidente të mundshme.
Çantat- Gjatë ekskursionit në mal të shoqëruar nga fëmijët, është e rëndësishme të keni bagazhet e nevojshme. Kështu, në çantë nuk duhet të mungojnë ndihma e shpejtë, facoleta, pomadë kundër insekteve, numra telelefoni etj. /atsh