Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur protestën paqësore të opozitës mbrëmjen e sotme, duke theksuar se kjo provon se dhuna dhe paqja në Tirane varen nga ato e nga askush tjetër.
“Urime PD dhe Lulzim Bashës për protestën e parë paqësore – provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër!”, është shprehur Veliaj.
Ai e ka cilësuar si “një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për zgjedhjet 2021”.
“Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, ka theksuar Veliaj./atsh