Loading...

Dua Lipa, në mbështetje të fëmijëve refugjatë: Isha me fat që i takova

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka lindur në Londër por nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj. Prindërit i kanë treguar historinë e tyre kur emigruan nga Prishtina për në Londër në vitin 1992.

Për këtë arsye, Dua Lipa dhe familja e saj arrijnë t’i kuptojnë mjaft mirë refugjatët. Këngëtarja ka bërë një shkrim emocionues në rrjete sociale për fëmijët të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.

“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Lebanon me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Kur numri i refugjatëve është kaq shokues, rreth 70 milion në të gjithë botën, është e rëndësishme të kujtoj se nuk ka familje, as fëmijë që dëshiron të lërë shtëpinë e tyre. Të gjithë fëmijët kanë nevojë të kenë një vend të sigurt për të mësuar, për të luajtur dhe për të arritur potencialin e tyre”, shprehet Lipa.

Lipa vijon se, “UNIECEF i mban fëmijët të sigurt, të mbrojtur dhe i ndihmon për të qeshur. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Ne jemi prapa jush”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com