“Rasti i përgjimeve është një histori e stisur për të shantazhuar dhe bërë pis Shqipërinë”.
Kështu deklaroi sot në mbrëmje kryeministri Edi Rama i ftuar në një studio televizive.
“Për përgjimet nuk është bërë asnjë hetim për 2 vjet. Një shërbëtor famëkeq i Sali Berishës në prokurori bashkë me një tjetër që eshtë larguar si i korruptuar nga Vetingu, i kanë marrë dhe çuar te partia. Histori e stisur për të shantazhuar dhe bërë pis Shqipërinë. I çuan dhe në Gjermani për të çoroditur dhe ushqyer opinionin e atjeshëm me gjëra që sigurisht janë të neveritshme dhe tronditëse . Unë do të kërkoj në gjykata gjermane deri në fund të vërtetën dhe pastaj të shohim se kush ka të drejtë; kush është viktima dhe kush agresori”, tha Rama.
Ai theksoi se ka dërguar njerëz për të gjetur avokatët e duhur dhe do ta ndjeke çështjen në Gjermani./atsh