Loading...

Konkluzionet e Këshillit për negociatat me Shqipërinë: Vendim i qartë jo më vonë se tetori

Pas takimit të sotëm të Këshillit Europian, Këshilli mbi Zgjerimin dhe procesin e Asocimit ka dhënë edhe konkuzionet e veta duke theksuar se përsa i takon Shqipërisë riafirmon përfundimet e 26 qershorit të këtij viti.

“Për sa i takon Shqipërisë, duke riafirmuar përfundimet e 26 qershorit 2018, Këshilli vlerëson rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, bazuar mbi vlerësimin e tij pozitiv për progresin e arritur dhe përmbushjen e kushteve të vëna nga Këshilli.

Nisur nga koha e kufizuar dhe rëndësia e kësaj çështjeje, Këshilli do t’i rikthehet kësaj teme me qëllim marrjen e një vendimi të qartë dhe thelbësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo jo më vonë se tetori i vitit 2019’, thuhet në konkluzionet e Këshillit mbi Zgjerimin dhe procesin e Asociimit.

Këshilli në konkluzionet pas takimit riafrimon vendosmërinë e tij për Zgjerimin, që mbetet një politikë kyçe e Bashkimit Europian, në linjë me konsensusin e ripërtërirë mbi Zgjerimin miratuar nga Këshilli Europian më 14 dhe 15 dhjetor 2006. “Zgjerimi vazhdon të përfaqësojë një investim strategjik për paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në Europë”, thuhet në konkluzione. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com