Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni ka uruar ditëlindjen e forcës politike që ai përfaqëson.
Veliaj ka thënë se Partia Socialiste është e i vetmi grupim politik që bën shtet dhe për këtë ka dhënë shembullin e transformimit të Tiranës.
“Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet e qytet si Tirana jonë”, thotë Veliaj. Më tej, ai thekson se PS është e vetmja forcë pro Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“E vetmja forcë qartësisht pro-🇪🇺 e pro-🇺🇸 sot për sot! Në 30 qershor voto PS Edi Rama Nr. 30”-, thotë Veliaj. Sot Partia Socialiste mbush 28 vjet që nga dita e themelimit të saj./atsh