Kandidatja e partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Valbona Mezini është shprehur se vëmendja e saj do të jetë tek qytetarët dhe shtimi i numrit të vendeve të punës.
Gjatë takimit për çeljen e fushatës së Bindjes Demokratike për zgjedhjet lokale për bashkinë e Vlorës dhe atë të Selenicës, Mezini theksoi se, “Do ua kthejmë Vlorën qytetarëve, duke ua hequr nga kthetrat matrapazëve politik që nuk kanë qëllim mirëqenien e qytetit, alternativa jonë është zero abuzim me interesin publik dhe çlirim i ekonomisë së bizneseve duke gjeneruar vende pune”.
“Alternativa e Bindjes për qytetarët do të ketë qytetarin vlonjat të parin.
Qytetari dhe interesi publik do të jetë prioritet i prioriteteve. Do t’ua kthejmë Vlorën qytetarëve duke ua hequr nga kthetrat matrapazëve politik që nuk kanë qëllim mirëqenien e qytetit.Alternativa jonë është zero abuzim me interesin publik dhe çlirimi i ekonomisë së bizneseve duke gjeneruar vende pune”, u shpreh Mezini.
Të pranishëm në takim kanë qenë nismëtarë, simpatizantë dhe kandidatët përkatës për dy bashkitë, Valbona Mezini dhe Amarildo Hodaj si dhe kandidatët për listën e Këshillit Bashkiak në mandatin e ardhshëm.
Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit konkurron në 46 këshilla bashkiakë si dhe në 26 bashki në të gjithë vendin./atsh