Loading...

Kukan: Raporti i progresit mjaft pozitiv, Shqipëria e meriton çeljen e negociatave

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë vendimin për çeljen e negociatave”, deklaroi sot nga Brukseli, europarlamentari Eduard Kukan.

Pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë, Kukan tha se “ai pritej nga shumë njerëz dhe është mjaft pozitiv”.

“Duhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë një hap përpara drejt integrimit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë vërtet atë që ju keni thënë dhe sugjeruar. Ka shumë çështje që mund të përmenden në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Nëse doni të jepni vlerësime pozitive mund të gjeni shumë argumente”, tha Kukan.

Sipas tij, “ka pasur progres në rrugën e integrimit, por mund të kemi shumë rezultate dhe më shumë lëvizje pozitive përpara”. “Këto vende meritojnë vëmendje pasi kanë nevojë për të materializuar bazat që kanë krijuar”, tha ai.

Duke iu referuar situatës politike në Shqipëri, Kukan tha se “ka një situatë të tensionuar politike, do të shkohet në zgjedhjet lokale në 30 qershor”.

Ai bëri apel që elita politike në Shqipëri duhet të ngrihet mbi interesat e partive dhe të marrë një vendim që i shërben popullit të Shqipërisë, që vërtet e meriton”.

“Duhet të bëjmë diçka më dramatike, duhet të rishikojmë instrumentet që kemi në përdorim për të bërë presion pozitiv mbi kolegët në Ballkanin Perëndimor sepse nëse nuk e bëjmë jam i shqetësuar se kredibiliteti ynë do të tkurret dhe autoriteti ynë do të largohet, ndaj duhet të marrim parasysh çështjet e sigurisë në rajon”, tha Kukan./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com