Loading...

Inteligjenca artificiale zbulon ndryshimet gjenetike të autizmit

Ndryshimet gjenetike që nuk janë parë kurrë deri tani që lidhen me autizmin u zbuluan falë inteligjencës artificiale në të ashtuquajturën mbeturinë e ADN-së, ose më saktë në zonat e gjenomit që nuk kontrollojnë prodhimin e proteinave, të publikuar në revistën “Nature Genetics”.

Ky zbulim është bërë nga grupi i drejtuar nga Olga Troyanskaya, në universitetin amerikan “Princeton” dhe ofron elemente të reja të rëndësishme për studimin e bazave gjenetike të këtij shqetësimi.

“Përveç se është i një rëndësie thelbësore për kërkimet në aspektet gjenetike të autizmit, ky kërkim është demonstrimi i parë i qartë se si ndryshimet gjenetike jo të kodifikuara mund të shkaktojnë një çrregullim njerëzor kompleks”, theksoi studiuesja.

Kjo është një provë e rëndësishme sepse e njëjta procedurë kërkimi jep një kuadër referimi që mund të përdoret edhe për të zbuluar shkaqet gjenetike të sëmundjeve të tjera si çrregullime neurologjike, tumore, sëmundje kardiake dhe shumë sëmundje të tjera për të cilat ende nuk janë identifikuar arsyet gjenetike.

Studiuesit kanë përdorur një sistem të inteligjencës artificiale për të analizuar gjenomin e 1790 individëve me autizëm dhe të prindërve dhe vëllezërve të tyre që nuk janë të prekur nga kjo sëmundje.

Çdo gjen është analizuar deri sa janë identifikuar të gjitha ndryshimet që lidhen me autizmin, përfshirë ato të pranishme në rajonet e ADN-së në pamje të parë të fjetura.

Hapi i radhës do të jetë analizimi për të kuptuar se si secila prej tyre kontribuon në këtë çrregullim. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com