Loading...

Prezantohet portali “Mjekë për Shqipërinë”

“Sot ka 112 vende vakante për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë dhe 79 vende vakante për mjekë në spitale, dhe mbi bazën e rankimit do të fillojë punësimi”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në lançimin e portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Kryeministri e konsideroi këtë portal një dritare të re për ata që përfundojnë studimet rishtaz, për mjekët specializantë, për ata që janë endur prej vitesh në kërkim të një vendi pune dhe për ata që duan të rikthehen e të shërbejnë në Shqipëri.

Rama tha se portali “Mjekë për Shqipërinë” vjen në vijim të traditës së krijuar tashmë me portalet për punësimin e mësuesve dhe të infermierëve.

“Informimi në këtë portal është në kohë reale, procedurat për aplikim janë të shkurtuara dhe të shpejta dhe nuk ka më shanse që dikush të të parakalojë nëse ti e meriton”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, “hap rrugën edhe për ata mjekë nga diaspora që duan të punojnë në Shqipëri.

“Kemi disa raste dhe ka interesim në këtë drejtim. Përmes këtij portali të interesuarit do të komunikojnë drejtpërdrejtë dhe pa filtra e pa pengesa”, tha Rama. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/342232119809405/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com