Ambasada amerikane në Tiranë u bën apel shtetasve të saj në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë, kur në kryeqytet do të zhvillohet një protestë e opozitës.
Duke qenë se nuk ka një skenar të zbardhur se si do të zhvillohet kjo protestë, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, referuar edhe demonstratave të së kaluarës ku janë regjistruar edhe akte dhune.
“Një demonstratë pritet të zhvillohet para Kryeministrisë. Grupi i demonstruesve mund të protestojnë në disa pika. Nuk dihet orari i përfundimit të demonstratës. Në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë. Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën”, shkruan Ambasada e SHBA-së./atsh