Loading...

Pesha e punësimit u rrit në turizëm, ndërtim e bujqësi

Turizmi, ndërtimi dhe bujqësia janë sektorët që rritën ndjeshëm peshën dhe kontributin e punësimit në vendin tonë, gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i tregtisë dhe shërbimeve zuri 25,7% të të punësuarve gjithsej, me një rritje 0,7% rritje në krahasim me vitin 2017.

Zgjerimi i sipërmarrjeve në hoteleri turizëm, rritja e thellë e fluksit të turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri shtuan vende të reja pune duke sjellë dominim të këtij sektori në punësim.

Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje në strukturën e punësimit. Në vitin e kalaur të punësuarit në fabrika zunë 10,6% të totalit nga 10,1% që ishte një vit më parë.

Ndërsa sektori i ndërtimit po reflekton progres në punësim duke zënë rreth 7% të totalit të punësimit në vendin tonë.

Sipas INSTAT , rënie e peshës së totalin të të punësuarve shënohet në sektorët e administrimit publik dhe lehtë të bujqësisë, ndonëse bujqësia është sektori që dominon punësimin në vendin tonë.

Gjatë vitit 2018 pesha e bujqësisë u ul në 37,4% të totalit të te punësuarve nga 38,2% që ishte gjatë vitit 2017.

Ndërkohë që bujqësia zë mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com