Loading...

Reformimi i ndihmës ekonomike, 8-fishim i punësimit dhe mbi 7 mijë përfitues për herë të parë

Reformimi i ndihmës ekonomike është fokusuar në dy drejtime, shpërndarjen e drejtë të fondeve dhe punësimin.

Nëpërmjet reformës në skemën e ndihmës ekonomike që prej vitit 2013, mbi 37 000 familje apo individë që nuk janë më pjesë e kësaj skeme pasi nuk ju takonte ose kanë arritur të gjejnë punë.

Ndërsa mbi 7 000 të tjerë, që padrejtësisht ishin të përjashtuar, përfituan për herë të parë nga skema e reformuar.

Pavarësisht reduktimit të numrit të përfituesve, Fondi i mbështetjes është rritur. Një familje në nevojë sot përfiton trefishin e shumës financiare që merrte në vitin 2013. Kjo shtuar faktin që sot se merret ndihmë ekonomike e plotë dhe jo gjysmake si dje.

Sot qeveria ju ofron qytetarëve në nevojë mbështetje në arsim, shëndetësi dhe kompensim të faturave të energjisë.

Megjithatë alternative më e mirë mbetet punësimi dhe numri i të punësuarve nga ndihma ekonomike në vitin 2018 ishte mbi 8 herë më i lartë krahasuar me vitin 2013. Sipas statistikave nga viti 2013 deri në vitin 2018 ky numër është 8.5-fishuar, nga 596 në 2013 në 5 066 në vitin 2018.

Sipas shifrave, numri i përfituesve është ulur me 37%, nga 101 000 që ishte në 2013-ën në 63 660 në vitin 2018.

Fondi i mbështetjes është rritur nga 3.8 miliard lekë në vitin 2013 në 4.7 miliard lekë në vitin 2018, pra 24.4% më shumë.

Mbështetja financiare është trefishuar, nga 1 500-3 000 lekë në vitin 2013, në 4 500-8 000 lekë në vitin 2018./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com