Loading...

Ambasada amerikane, shtetasve të saj: Kujdes nga protestat, mund të jenë të dhunshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ditën e sotme ka paralajmëruar sërish shtetasit e saj në Shqipëri që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta.

“Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshme. Datat e sakta dhe zgjatja e këtyre demonstrimeve janë të panjohura. Demonstrimet e fundit kanë përfshirë dhunë, me disa protestues që kanë përdorur mjete shpërthyese, bomba Molotov dhe gurë. Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane në Tiranë për shtetasit e vet.

“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni”, është njoftimi i Ambasadës për shtetasit e saj. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com