Kryeministri Edi Rama siguroi zbatimin e plotw të Kodit Penal mbi të gjithë ata që do të guxojnë të cenojnë ditën e zgjedhjeje.
I pyetur në lidhje me skenarin e një bllokimi të zgjedhjeve, gjatë daljes për mediet një ditë pas protestës së opozitës, Rama se mund të gjesh nga ata që ushtruan dhunë nëpër Tiranë.
“Nga ata që dje ishin mbledhur këtu dhe që ushtruan dhunë dhe që u sollën 7 orë nëpër Tiranë si huliganë futbolli, të dehur tape dhe të dëshpëruar nga humbja mund të gjesh. Të tillë mund të gjesh, mundesh të paguash dhe mundesh t’i mbledhësh aq sa ishin dje aty po në Shqipëri ka 5500 qendra votimi dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata deri ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht, se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor, e ka Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Është shumë e qartë, e shkruar bashkërisht me Partinë Demokratike, kur ishte në Qeveri, dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politik se çfarë do i ndodhë dikujt që prek zgjedhjet”, tha Rama. /atsh