Loading...

Braçe: Ligji i barabartë për të gjithë

“Nuk i uroj burgun askujt, por thjesht kujtoj ligjin, që është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin”, deklaroi sot zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Ai theksoi se kush ka vjedhur, vrarë, djegur dhe grabitur në këtë vend do të përballet me ligjin, kushdo qoftë ai.

“Unë as i tregoj e as i dua burgun kërkujt! Sidomos cilitdo që qoftë edhe modestisht mendon. Por ligjin, kujt vodhi e përsëri do vjedhë, kujt dhunoi e përsëri do dhunojë, kujt dogji e përsëri do djegë, kujt vrau e përsëri do vrasë, patjetër që ja tregoj. Ndodh kudo ku ka qytetarë që sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunës, djegies dhe vrasjes së gjithkujt, që është një qytetar që beson veç tek ligji”, tha Braçe.

Sipas tij, “edhe pse ka qorrë e shurdhë që e përqeshin këtë, mbështetur fort te sistemi i pandëshkueshmërisë edhe kur vjedh, edhe kur vret, ka një ditë kur ligji është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin”.

“Ky është fundi që duhet të mendojë gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjërisht”, tha Braçe. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com