Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka uruar agjërim të mbarë të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Gëzuar Ramazanin!Agjërim të lehtë e të pranuar”, uron Rama.
Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani, ka nisur sot dhe do të mbyllet më 4 qershor me faljen e namazit të Bajramit në shesh.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë. /atsh