Loading...

Kthehet në normalitet situata e rrugëve në Vlorë

Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, situata në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës është rikthyer në normalitet.

Rrugët e qytetit të Vlorës janë të kalueshme. Bashkia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pasi deri sa të stabilizohen lidhjet e kanalizimeve në investimin e ri që po kryhet në bulevard, me pjesën tjetër të kanalizimeve në këto zona, do të ketë problematika, por gjë që do të zgjidhet në kohë.

Bashkia e Vlorës dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, në bashkëpunim me arkitektin që po zbaton projektin e bulevardit po punojnë që të gjenden zgjidhjet përfundimtare, me qëllim që të bashkohen të gjitha pikat më problematike te rruga “Albano&Romina”, pranë Bibliotekës Publike dhe në ndonjë zonë tjetër problematike, me rrjetin e ri në bulevard.

Është duke u përfunduar projekti që do të përmirësojë rrjedhjen e ujërave në zonën e rrugës “Transballkanike”, pasi rrjeti aktual nuk e përballon dot sasinë e madhe të reshjeve.

Sistemi i kanalizimeve në qytet ka qenë në funksion të plotë, por gjithçka ka ardhur si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com