Kylian Mbappe po tregon një rritje konstante, ndërsa shifrat e tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një futbollist, që do të dominojë skenën e futbollit për të 10-15 vitet e ardhshme.
Aktualisht francezi ka 20 vite, 4 muaj dhe 5 ditë mbi shpinë, ndërsa në karrierën e tij si profesionist, me Monacon, PSG-në dhe kombëtaren franceze, numëron plot 90 gola të shënuar, 12 prej të cilëve me “gjelat”.
Nëse krahason këto shifra me Lionel Messin, kur kishte të njëjtën moshë, vëren se argjentinasi kishte shënuar vetëm 1/3-ën e atyre golave, pra 30, ndërsa Cristiano Ronaldo, kishte shënuar vetëm 27 gola.
Këto shifra konfirmojnë se Kylian Mbappe është jo vetëm një premtim i madh, por edhe një realitet i frikshëm. Megjithatë Messi dhe Ronaldo kanë fituar thuajse gjithçka, ndaj tashmë i takon francezit të pasurojë palmaresin e tij të trofeve./atsh