Duke përgëzuar punën e Policisë së Shtetit, Braçe shprehet se “që ditën e dytë pas grabitjes thashë se janë identifikuar që të gjithë grabitësit”.
“Edhe një më shumë në pranga. Banda e Rinasit po çmontohet një nga një. Ju thashë që ditën e dytë janë identifikuar që të gjithë!
Ja ku janë, një nga një në pranga! Një superpunë profesionale e Policisë së Shtetit, bazuar në prova shkencore dhe jo vetëm, po zhbën një nga bandat më të rrezikshme në vend e rajon!”, shprehet Braçe.
Zv/kryeministri Braçe thekson se “padiskutim, avokati dixhital i banditëve duhet të shqetësohet!
Ndërkohë, mbështetje maksimale për çdo burrë e grua në Policinë e Shtetit e Prokurori, që po merret drejtpërdrejtë me hetimet. Puna juaj, siguri më e madhe për çdo qytetar, për këtë vend”.
Policia arrestoi të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas mesditën e 9 prillit 2019. I arrestuari është R.H., 50 vjeç, banues në Pejë, i njohur me nofkën “Daja”./ atsh