Loading...

Dara vijon të shtrëngohet – I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi sot pas arrestimit të autorit të gjashtë të grabitjes në Rinas duke falënderuar Policinë e Shtetit për punën e bërë.
Ministri Lleshaj u shpreh se ka vetëm një alternativë, drejtësi.

“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!”, shprehet Lleshaj.

Policia e Shtetit vuri në pranga sot shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në Pejë, i njohur me nofkën “Daja”, i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes së Rinasit më 9 prill./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com