Loading...

Projekti i Piramidës, një hap i mëtejshëm në zhvillimin që Shqipëria po përjeton

Ky projekt do ta bëjë qytetin e Tiranës edhe më të fortë, në mënyrë që ketë një platformë për brezat e rinj dhe për të punuar për një ndërtesë që është një hap i mëtejshëm në këtë zhvillim që Shqipëri po përjeton.

Kështu theksoi sot arkitekti Winy Maas gjatë prezantimit të projektit arkitektonik të rijetëzimit të Piramidës, ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, etj.

“Kemi punuar për një kohë të gjatë mbi të, pasi nuk është ndërtesë e lehtë dhe natyrisht është shumë e ndjeshme. Është në zemër të Tiranës, jo vetëm, por edhe të Shqipërisë. Në qoftë se ktheni kokën nga e shkuara i njihni këto pamje dalluese të vendit tuaj, ju e patë të ndërtohej, Më pëlqen ajo lloj pastërtie që ishte aty dhe filluat të punonit me këtë dhe më pas si shkak të prishje së objektit filluat të ngjiteshit mbi të”, theksoi Maas.

Arkitekti Maas tha se “Piramida nuk ka qenë gjithmonë e sigurtë, ka pasur raste që njerëzit rrëshqisnin dhe rrëzoheshin, disa njerëz e bënin edhe për sport.Ndërkohë që struktura është prishur dhe hekuri po ndryshket dhe tullat ranë”.

“Në fakt ju u ulët dhe menduat një moment se çfarë do të bënit vendosët të bëni ishte e mençur, që nuk e hoqët qafe edhe pse kohë të caktuara mes emocioneve është menduar. Menduat ta tejkaloni dhe ta ktheni atë për brezat e ardhshëm. Është koha të krijojmë këtë hapësirë për brezin e ardhshëm dhe për ta programuar për përdorim të plotë”, – nënvizoi Maas duke shtuar se nuk është vetëm ndërtesa në vetvete, por edhe parku që e rrethon.

Në të kaluarën, vijoi ai, ndoshta lejoheshit të uleshit në park, duhet të riparohet pjesa e brendshme, por duhet të ruhet pjesa e gjelbër për ta parë si një lloj strehe, në mënyrë ekologjike. “Na pëlqejnë pllakat siç janë duam ti ruajmë aty ku nuk janë do ti riparojmë dhe do të shtojmë material”, tha Maas.

Duke folur për programin, Maas, tha se “kemi një kat poshtë, ku nuk mund të shkojmë dot vetëm në raste të caktuara. Por ideja është që ta hapim piramidën për të gjithë, dhe të ecet përmes saj ndoshta duke hequr xhamat dhe duke përmirësuar strukturën e betonit kjo mund të bëhet Piramidë e hapur”.

“Ambicia e dytë që mund tu tregojmë është se ka një pjesë të kufizuar në pjesën e çatisë, për të vjetrit është e vështirë të shkojnë në majë dhe për fëmijët mbrëmjeve është e vështirë që të ngjiten”, – shpreh ai.

Sipas tij, ideja është si ta riparojmë që të sigurohemi që gjithkush të ketë akses.

“Ka një dallim të qartë ndërmjet parkut dhe ndërtesës. Ambicia është që ky park të penetrojë në ndërtesë, duke pasur stola, bibliotekë, elemente programore, bare jashtë.
Ambicia e fundit që donim te ndanim është programi. Me nismën e re duam të krijojmë hapësirë për të rinjtë, të cilët mund të rrinë bashkë me njerëz, që bëjnë gjëra, në mjedise ku ka punishte, klasa, ekspozita si edhe hapësira ku mund të pish një kafe. Pra do të ketë njerëz që janë të trajnuar, si dhe njerëz që do të rriten me këtë institucion”, – theksoi Maas.

Arkitekti Maas u shpreh se “Piramida do të funksionojë për trajnime, mjedise ku njerëzit mund të mblidhen apo mjedise ku mund të ekspozojnë . Imagjinojeni si një fshat të vogël, që është pjesë e parkut dhe piramidës brenda dhe jashtë”.

Ai tha se “pjesë e projektit është edhe ndërtimi i shkallëve të betonit për të shkuar nga poshtë lart, e kemi bërë një gjë të tillë në Nju Jork , por këtu është më bukur se mund të shkojë në majë dhe të shijosh peizazhin e qytetit dhe të vëzhgosh yjet”.

Projekti parashikon krijimin e një piramide të hapur, me dyer xhami që më së shumti do të qëndrojnë hapur, e rrethuar nga një pyll të ngjashëm me atë në qendër të kryeqytetit si dhe e aksesueshme nga të gjithë.

Një tjetër pjesë e projektit, shtoi Maas, është edhe krijimi i një lloj pylli të vogël, ku të rinjtë, por edhe më të vjetrit mund të bëjnë piknik. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com