Në muajin mars 2019, numri i individëve që ka hyrë në vendin tonë për qëllime biznesi u rrit me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Instituti i Statistikave, publikoi të dhënat e fluksit të hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri për muajin mars 2019, ku evidenton se, numri i turistëve huaj që kanë ardhur në vendin tonë gjatë kësaj periudhe u rrit në 7.842 persona, kundrejt të njëjtës periudhë vitin e kaluar që ishte 6.477 persona.
Ekonomistët shprehen se, ky është një indikator shumë i rëndësishëm që tregon për trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare, klimën e favorshme për të bërë biznes dhe rritjen e lehtësirave administrative.
Fluksi i hyrjeve të vizitorëve të huaj që vinë për qëllime biznesi në Shqipëri, rezulton më i lartë edhe për periudhën tremujore të këtij viti.
Sipas INSTAT në shkallë tremujori, janar-mars të vitit 2019, kanë hyrë në Shqipëri 20.222 persona, ose 26% më shumë se në tremujorin e vitit të kaluar, ku numri i tyre shënoi 16.109 shtetas të huaj që vizituan vendin tonë për qëllime profesionale.atsh