Shpesh ndodh që t’i neglizhojmë apo t’i përshkruajmë si një gjendje tjetër ndryshimet në lëkurë të cilat shfaqen si rezultat i reaksionit alergjik. Bllokimi i hundës jo gjithmonë është një simptomë e gripit, ajo mund të jetë edhe shenjë e alergjisë së patrajtuar.
Ja cilat janë shenjat të cilat tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit.
Rrathët e errët poshtë syve
Rrathët e errët poshtë syve dhe përlotja e syve, janë gjithashtu shenja të cilat tregojnë se keni alergji. Rrathët e errët poshtë syve shfaqen për shkak të kruajtjes së syve për një kohë të gjatë. Simptoma të tilla si kruarja, teshtima, rrufa (rrjedhja e hundës) dhe lotimi i syve, mund të kontrollohen me anë të histaminës. Në rast se merrni terapi dhe nuk ndjeni asnjë përmirësim apo zhdukje të simptomave, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Bllokimi i kronik i hundës
Bllokimi i hundës që shfaqet kur jeni të sëmurë apo me grip, zakonisht zgjat një deri në dy javë. Nëse simptomat nuk kalojnë dhe zgjasin për një kohë më të gjatë, atëherë është e mundur që të kemi të bëjmë me reaksion alergjik. Gjatë periudhës së reaksionit alergjik, mukoza e hundës trashet dhe sekreton sasi më të mëdha të sekretit. Kjo mund të shkaktojë presion mbi sinuset duke sjellë shfaqjen e dhimbjes së kokës. Ilaçet për reduktimin e bllokimit të hundës do t’i lehtësojnë simptomat për një farë kohe. Për trajtimin e duhur të simptomave duhet të konsultoheni me mjekun alergolog.
Frymëmarrja e shoqëruar me zhurmë
Zhurma gjatë frymëmarrjes (fishkëllima) zakonisht lidhet me astmën, por mund të jetë edhe shenjë e reaksionit alergjik. Zhurma apo fishkëllima karakteristike në kraharor shfaqet si pasojë e kalimit të ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht një gjendje e tillë kërkon reagim të menjëhershëm. Nëse keni një simptomë të tillë, drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj.
Kruarja e lëkurës
Kruarja e lëkurës zakonisht shfaqet nëse keni një lëkurë të thatë. Por, në rast se kruarja zgjat për një kohë më të gjatë dhe në rast se është e shoqëruar me skuqje/ekzemë, atëherë është e mundur që edhe kjo të jetë një shenjë tjetër e reaksionit alergjik. Shkaktar për shfaqjen e këtij reaksioni shpesh mund të jetë sapuni, detergjenti, kontakti me kafshët, etj.
Problemet me përqendrimin
Kruarja, bllokimi i hundës dhe irritimi i lëkurës mund të ndikojnë në reduktimin e përqendrimit. Nëse vëreni se nuk mund të përqendroheni ndaj ndonjë detyre apo angazhimi të veçantë, konsultohuni te mjekun në lidhje me ndryshimin e terapisë.
Lodhja
Alergjia mund të ndikojë në reduktimin e energjisë. Për një kohë shumë të shpejtë, simptomat mund të shkaktojnë çrregullim të cilësisë së gjumit, gjithashtu ndikojnë në sistemin imunitar, gjë e cila shkakton lodhje. Shkaktar për ndjenjën e lodhjes mund të jetë edhe përdorimi i antihistaminës. Konsultohuni me mjekun tuaj në rast se lodhja zgjat për një kohë të gjatë. /atsh