Ministrja e Drejtësisë ka dhënë një leksion të hapur, të martën, në Akademinë e Sigurisë, Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, ku në thelb ishte ecuria e Reformës në Drejtësi.
“Përsëri në auditorë, por kësaj here si Ministre Drejtësie, sot zhvillova një leksion të hapur në Akademinë e Sigurisë, Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, pas ftesës së Dekanit, Drejtues i Parë, Ilirjan Mandro.
Ecuria e Reformës në Drejtësi, procesi i Vetingut si dhe lufta ndaj korrupsionit, ishin temat e leksionit”, bën të ditur Gjonaj.
“Studentët e sotëm dhe oficerët e së ardhmes, ishin tepër të interesuar për këto procese, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë”, bën të ditur Ministrja e Drejtësisë. /atsh