Ambasada italiane ka njoftuar qytetarët e saj në Shqipërisë që të evitojnë grumbullimet masive gjatë protestës së paralajmëruar të opozitës në datën 21 mars, në të njëjtën ditë që do të mbahen edhe punimet e Kuvendit.
Ambasada ka bërë thirrje për kujdes maksimal në këtë ditë nga ana e qytetarëve të saj.
“Të enjten, 21 mars 2019 do të zhvillohet një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti zonën e pedonales tek “Murat Toptani” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar rreth orës 09:00.
Rakomandohet që të evitohen tubimet dhe të ndiqen përditësimet nëpërmjet organeve të shtypit dhe në përgjithësi të përdoret kujdes maksimal.
Për më tepër sinjalizohet që manifestimi mund të ketë pasoja mbi trafikun në rrugët kryesore hyrëse të qytetit”, theksoi Ambasada italiane./atsh