Loading...

Kredia për bujqësinë shënoi 4.75 miliardë lekë në fund të vitit 2018

Portofoli i kredisë për sektorin e bujqësisë në fund të vitit 2018 kapi vlerën 4.75 miliardë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues është ende nën potencialet e veta, për vetë likuiditetin në rritje që ka sektori bankar sot dhe mundësitë që ofron zhvillimi i bujqësisë në vend.

Ndërsa qeveria shqiptare ka shtuar përpjekjet konkrete për rritjen e financimit rural, në fillim të vitit 2016, qeveria dhe BERZH prezantuan skemën ambicioze të garancisë financiare për kreditimin e fermerëve.

Përmes një fondi garancie 75 milionë euro, fermerëve do t’iu krijohej akses në kredi nga bankat tregtare për një shumë prej rreth 300 milionë eurosh.

Nga ana tjetër skema kombëtare e financimit dhe programi IPARD po injektojnë drejtpërdrejtë financime për fermerët që të nxisin prodhimin bujqësor, aktivitetin rural me impak në rritjen e të ardhurave për familjet e tyre.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com