Loading...

Memushaj – Basha: Ndaj Turqisë synojmë fitoren

Futbollistët e kombëtares, Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, kanë dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2020, më 22 mars ndaj Turqisë në Shkodër dhe 25 mars në Andorra.

Mesfushori Migjen Basha në fjalën e tij u shpreh se atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë dhe se në sfidën e 22 marsit ndaj Turqisë do të kërkohet fitorja.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe po përgatitemi seriozisht, duke i dhënë seriozitetin maksimal ndeshjes së parë. Edhe në Euro 2016 shkuam pasi morëm një fitore në ndeshjen e parë në Portugali. Është e vështirë, pasi kemi një kundërshtar shumë të fortë, por do të luajmë për 3 pikë. Shanset për kualifikim janë për të gjithë skuadrat, pasi futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka shumë diferencë mes ekipeve. Nuk duhet të nënvlerësojmë as ndeshjen ndaj Andorrës, pasi nuk mund të fitojmë me lehtësi”, shprehet Basha.

Ndërsa mesfushori vlonjat, Ledjan Memushaj se skuadra duhet të impenjohet maksimalisht për të dhënë më të mirën në këtë ndeshje.

“Dua të impenjohem dhe të jap më të mirën, për të çuar sa më lart Kombëtaren. Është gjë pozitive kur lojtarët kanë luajtur shumë dhe kanë formë të mirë fizike, por kemi edhe mungesa. Megjithatë ne duhet të përqendrohemi të japim më të mirën dhe ta nisim me këmbën e mbarë.

Kemi bërë paraqitje të mira, por edhe negative, megjithatë duhet të shohim përpara, për të bërë mirë në këtë edicion që po starton. Më vjen mirë që është rikthyer, pasi ka kaluar një dëmtim shumë të rëndë, të cilin e kam përjetuar edhe vetë.

Armandon e kam shok dhe e njoh mirë, por edhe Balaj kur ka qenë në fushë, ka bërë më të mirën, ndaj nuk përbën problem se kush e nis nga fillimi. Ne duhet të mendojmë fillimisht vetëm për Turqinë, që është një ndeshje shumë e vështirë, pastaj do të kemi dy ditë të mendojmë për Andorrën. I kemi mundur në miqësore, por këtu është ndryshe, ndaj duhet një impenjim edhe më i madh”, u shpreh Memushaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com