Pabarazia profesionale mes burrave dhe grave nuk ka regjistruar ulje të vërtetë prej një çerek shekulli dhe situata do të ndryshojë vetëm nëse burrat do të marrin përsipër më shumë detyra në shtëpi, vlerësoi sot OKB-ja.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (OIT) zbuloi në një raport të ri se hendeku mes normës së punësimit të burrave dhe grave është ulur vetëm me dy pikë përqindje gjatë 27 viteve të fundit.
Në 2018, mundësia që gratë të kenë një punë ishte më e ulët se ajo e burrave me 26 pikë përqindje, pavarësisht sondazheve që bëjnë të ditur se 70% e grave do të preferonin më tepër të punonin sesa të qëndronin në shtëpi.
Në raportin e publikuar përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, OIT-ja thekson se janë disa faktorë që pengojnë barazinë në punë dhe se ajo që peshon më shumë është profesioni i kujdestares së fëmijëve.//atsh