Loading...

Protesta, Gjermeni: Opozita po dëmton imazhin e vendit

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni ritheksoj edhe njëherë kërkesën për të dialoguar me opozitën.

Në një intervistë televizive, Gjermeni tha se, “dialogu është një ftesë e hapur dhe Kryeministri Rama e bëri këtë gjë nga foltorja e Kuvendit, duke i’u drejtuar krerëve të opozitës dhe mendoj që është momenti që opozita të reflektojë”.

“Protestat jo të dhunshme janë vërtetë një elementë demokratik, por pjesën e përgjegjësisë politike dhe kostot e djegies së mandateve, sigurisht që duhet ta mbajë vetë opozita”, – theksoi ajo.

Duke u ndalur në veprimet e opozitës, deputetja socialiste u shpreh se, “është një vendim i tyre. Por duke ikur nga Kuvendi, opozita i mohon vetes mundësinë të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë që kemi zgjedhjet vendore shumë shpejtë, zgjedhjet Parlamentare në vitin 2021. Por me këto veprime politikanët e zgjedhur me votat e popullit, tërhiqen nga detyra dhe përgjegjësi që i ka dhënë vota e popullit”.

Ajo komentoj edhe prurjet e deputetëve të rinj.

“Duke ardhur deputetë të rinj brenda opozitës, ne jemi gati të dialogojmë të bashkëpunojmë që ato përgjegjësi që i kemi marrë me votat e qytetarëve ato ligje që duhet t’i miratojmë në Parlament, që nxisin dhe vazhdojnë reformat që i kemi marrë përsipër dhe që sigurojnë që Shqipëria të marri si vend, një përgjigje pozitive në qershor 2019, besoj të jetë një fitore për të gjithë qytetarët shqiptarë”, – tha Gjermeni.

Gjermeni shprehu besimin se procesi i integrimit europian është i pakthyeshëm, duke theksuar se shqiptarët dhe as Shqipëria, nuk e meritojnë një skenë të tillë dhune të opozitës.

“Dialogu, komunikimi janë ftesa jonë, por parime të panegociueshme janë zgjedhjet në 2021 dhe legjitimiteti i Parlamentit dhe Qeverisë. Ne kemi marrë votën e qytetarëve shqiptarë dhe i përgjigjemi atyre për të gjithçka”, – deklaroi Gjemeni./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com