Sipas Lleshaj-t, me opozitën duhet dialog, por jo negociata.
“Ne, tha ministri brendshëm, jemi te gatshëm që të dialogojmë me opozitën por jo të bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur gjithçka..
Ministri Lleshaj, në fjalën gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës u shpreh se Policia e Shtetit është e angazhuar në zbatimin e ligjit në çdo rrethanë, edhe kur është nën presion dhe ndaj saj ushtrohet dhunë.
“Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur.
Ne kemi vetëm dy objektiva ku e para në rast se ata do bëjnë dy hapa, policia do bëjë një hap por gjithmonë në zbatim të ligjit dhe pa pasur viktima”, garantoi Lleshaj.
“Protestat janë me grafik nga opozita, a thua se vetëm ditë enjte apo të shtunë vijnë problemet.
Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën ne administratë dhe më pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet në Tiranë”, tha Lleshaj në fjalën e tij./atsh