Loading...

Dhuna ndaj fotografit të “Flamurtarit”, procedohen tifozët përgjegjës

Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë; G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë; K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë; I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”). /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com