Situata e reshjeve të dëborës dhe ngricave në veri dhe jug-lindje të vendit, ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të marrë masa për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akse janë të kalueshme pa probleme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton situatën në vend dhe gjendjen e akseve kryesore të vendit.
Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë. Kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.
“Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10.Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit)”, shprehet ARRSH. /atsh