Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prononcua për televizionin ALB-UK nga Britania e Madhe, ku foli për ecurinë pozitive të Reformës në Drejtësi dhe nënvizoi përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për luftën kundër korrupsionit.
Ministrja e Drejtësisë tha se Task Forca Antikorrupsion në vetëm pak muaj ka marrë rreth 500 masa disiplinore ndaj punonjësve të Administratës Publike, të cilët kanë abuzuar gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe ka kallëzuar në prokurori 36 persona.
Gjithashtu Gjonaj theksoi se 50 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë përgjithmonë. Gjonaj tha se sistemi i ri i drejtësisë do të ketë impakt pozitiv në shumë sektorë, e do të eliminojë disa fenomene negativ të mbartur nga e kaluara, si korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme./atsh