Loading...

Basha: Protestë para Kuvendit më 28 shkurt dhe 7 mars

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me kryetarët e PD-së në rrethe, u shpreh nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen.

“Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka uzurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës, protesta që do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve”- tha Basha.

“Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme”.-deklaroi Basha.

Basha tha se largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka sot çdo shqiptar që do familjen e vet dhe fëmijët e tij, duke u shprehur se “zgjedhje të ardhshme me narkomafian dhe Maduron e Ballkanit nuk do të ketë”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com