Loading...

Policia ndalon dy shtetas të shpallur në kërkim

Policia ndalon dy shtetas të shpallur në kërkim, njërin prej tyre në Pogradec dhe shtetasin tjetër në Devoll. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Pogradec dhe Devoll, bënë ndalimin e shtetasve. B., 33 vjeç, banues në Pogradec.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Po ashtu u ndalua shtetasi, Sh. Ll., 34 vjeç, banues në fshatin Shpat, Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë ditës së premte janë regjistruar dy aksidente të rënda. Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Mësohet se viktima është 35-vjeçarja me iniciale E.A. Sipas policisë ajo ka humbur kontrollin e mjetit me targë AA314Ç, dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 minuta.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel.Një makinë ka përplasur një nxënës pranë një shkolle në qytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës. Fëmija është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com