Loading...

Braçe: Asnjë hap pas nga demokracia e reforma në Drejtësi

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe bëri sot apel për qetësi, durim dhe ligj.

Braçe shprehet se dy hapat pas që nuk do të bëjë kurrë qeveria, janë demokracia, liria, vota e qytetarëve dhe reforma në drejtësi.

“Gjithçka për demokracinë, lirinë, votën e qytetarëve dhe ligjin në këtë vend. Gjithçka për drejtësinë e re, funksionale e të barabartë për të gjithë! Ose të barabartë si qytetarë në të drejta e para ligjit, ose pabarazia do vijojë të shkatërrojë demokracinë. Qetësi, Durim, Ligj sot”, thekson Braçe.

Zëvendëskryeministri Braçe shprehet gjithashtu se “dy hapa pas nuk do i bëjmë kurrë. I pari asnjë cm pas nga demokracia, liria, vota e qytetarëve dhe ligji. Pa to sistemi demokratik bie. I dyti asnjë cm pas nga reforma në drejtësi. Drejtësia e re e njëjtë për të gjithë; të fortë politikë, të fortë biznesi, të fortë rrugësh”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com