Loading...

Protesta u mbizotërua nga militantët. Policia reagoi në mënyrë korrekte

“Protesta e sotme u mbizotërua nga militantët dhe populli tregoi se nuk ishte i irrituar me qeverinë”.

Kështu u shpreh sot deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, e cila gjatë një interviste televizive theksoi se sjellja e Policisë së Shtetit ishte shembullore dhe aspak konfliktuale.

“Atje s’kishte aq shumë njerëz që të rrethonin të gjithë sheshin. Kjo protestë ishte një protestë, që nisi si protestë që s’do kishte dhunë, dhe më pas u kthye si një protestë e dhunshme. Po ashtu patëm një polici shembullore, që tregoi se kur ka një forcë që zbaton ligjin, gjërat mund të ecin në frymën demokratike. Policia reagoi dhe mbrojti institucionet në mënyrë të drejtë. Kjo protestë u shndërrua në një protestë ku në pjesën më të madhe ishin militantët, populli nuk ishte aty. Në fund të ditës është fakti se Rama ka dalë një Kryeministër edhe më i fortë”, – tha Ekonomi.

Duke u ndalur te protesta e 21 Janarit, deputetja Ekonomi solli në vëmendje ngjarjet duke theksuar se dhuna policore në atë protestë ishte mjaft e madhe, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

“Protesta sot ishte e dhunshme. Policia nuk reagoi dhe zbatoi ligjin dhe pati dy të lënduar. Unë besoj që policia e menaxhoi shumë mirë situatën. Në 21 Janar dhuna policore ishte e madhe. Mijëra gëzhoja, katër të vrarë e shumë të lënduar”, – theksoi Ekonomi.

E pyetur nëse aktiviteti i Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës ishte një shprehje e forcës politike, deputetja e PS bëri me dije se aktiviteti “Bashkia që duam” në këtë qytet ishte planifikuar kohë më parë.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com