Loading...

Rama reagon në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas incidentit të shkaktuar nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në Kuvend, gjatë seancës për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shprehet se “dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një budallallëku universal, që vizion ka vezën e Lulit, ide ka çizmen e Doktorreshës dhe program ka bojën e Palothës”.

Ndërsa në rrjetin social Instagram , Rama tha: “Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”.

Në rrjetin social Twitter Rama falënderoi qyetatrët për mesazhet e solidaritetit, që i dërguan pas incidentit në Kuvend.

“Faleminderit për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojërat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”, thekson Rama.

Në seancën e Kuvendit kryeministri Rama i kërkoi ndjesë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për fjalën e mbajtur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili në këtë seancë solemne për Maqedoninë e Veriut zgjodhi të përsëriste akuzat ndaj qeverisjes së vendit. Në këtë moment deputeti i PD, Edi Paloka u ngrit dhe goditi me bojë kryeministrin Rama. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/250855782529187/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com