Mahmood është fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit të Sanremos. Këngëtari pas fitores së Sanremo-s për të rinj triumfon mes këngëtarëve Big në teatrin Ariston.
27-vjeçari është me origjinë italo-egjiptiane dhe ka lindur në Itali.
Në Festivalin magjik “Sanremo 2019-të” morën pjesë në garë 24 këngëtarë big.
Fituesi i Sanremos për të rinj mbërriti në edicionin e 69-të të Festivalit të Sanremos për vitin 2019.
Në teatrin Ariston ai triumfoi mbrëmjen e së shtunës me këngën “Soldi”.
Nën duartrokitjet e zjarrta, fituesi nga podiumi shprehu mirënjohje të thellë dhe faleminderime.
‘’Unë nuk po e besoj, është vërtet e mahnitshme!“, tha i emocionuar këngëtari pas shpalljes së çmimit fitues.
Alessandro Mahmoud, në art Mahmood lindi në Milano në vitin 1992 me nënë italiane edhe baba egjiptian. Që në moshë të vogël ende fëmijë ai mori mësime për kanto lirike nga mësuesi i tij, Gianluca Valenti.
Prezantimi i tij i parë në televizion ka qenë në X faxtor, në vitin 2012. Suksesshëm ai ka bashkëpunuar me Pierpaolo Peroni, me të cilin ka realizuar edhe këngën e tij të parë, Fallin Rain.
Në vitin 2015 shkroi këngën “Harro” me të cilin ka fituar konkursin në Sanremo. Në vitin 2016 prezantoi këngën e tij në festivalin e të rinjve. Edhe një vit më vonë ka publikuar këngën Pesos.
“Rinia e djegur” është kënga që i mundësoi Mahmood që të fitonte një nga dy vendet, e Sanremos të të Rinjve, që do të kalonin automatikisht për në Festival. I riu 27-vjeçar me këngën “Soldi” pritet të marrë pjesë edhe në garën e Eurosong 2019.
Në lidhje me polemikat që qarkullonin para festivalit, në një konference për mediat pas fitores, Mahmood i ka dhënë një përgjigje zërave sfidues për deklaratat e përfolura në lidhje me origjinën e tij duke u shprehur : “Unë jam italian, lindur dhe rritur në Milano. Nuk ndihem i sfiduar. Në këngën time kam vënë një frazë arabe që është një kujtim i fëmijërisë sime, por unë jam 100% italian”.
Këngëtari i klasifikuar si i dyti në rradhë, pas të riut egjiptian ishte Ultimo dhe vendin e tretë e kanë zënë djemtë e grupit “Il Volo”.
Ky festival legjendar i këngës italiane për të dytin vit rradhazi ju besua drejtimit artistik të Claudio Baglionit te cilit ju bashkuan në drejtimin e festivalit Virginia Raffaele dhe Claudio Bisio./atsh