Loading...

Vijojnë protestat kundër presidentit Vuçiç në Serbi

Mijëra serbë parakaluan të shtunën në Beograd, duke sfiduar edhe temperaturat polare për të manifestuar kundër presidentit, Aleksandar Vuçiç, i kritikuar për autoritarizëm.

Manifestuesit u mblodhën gjithashtu në rreth 40 qytete të tjera, duke akuzuar pushtetin për presion ndaj mediave dhe shoqërisë civile. Ata kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të televizionit publik kombëtar ”RTS”.

Protesta e parë u organizua më 8 dhjetor me kërkesë të organizatave qytetare dhe me mbështetjen e Aleancës për Serbinë, ku bëjnë pjesë dhjetëra parti opozitare nga e majta deri në ekstremin e djathtë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com