Qytetarët po rrisin interesin për zgjidhjen e problemeve të tyre, përmes platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”, ndërsa po rritet edhe numri i rasteve që marrin zgjidhje përmes kësaj platforme.
Nga të dhënat më të fundit rezulton se në nivel qendror numri total i ankesave të regjistruara në këtë platformë ka arritur deri tani në datën 10 shkurt 2019, në 29 048, prej të cilave janë trajtuar dhe kanë marrë zgjidhje 19 920 raste.
Ndërsa në nivel vendor, numri total i ankesave të zgjidhura ka shënuar 2 314 raste kundrejt numrit total të regjistruar që është 4 891.
Në rubrikën “Jam student”, në Platformën e Bashkëqeverisjes janë kthyer 1009 përgjigje.
Gjatë kësaj jave nga 10 rastet e spikatura si histori suksesi, 2 raste i përkasin ministrisë së Drejtësisë, 5 raste ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 1 rast ministrisë së Brendshme, dhe 2 raste Bashkisë së Tiranës.
Në platformën online, “shqiperiaqeduam.al”, janë loguar në total 81 688 persona dhe rezulton se ka 14 174 regjistrime të reja./atsh